Integrimi
Armonda “e zhdukur” gjendet në Gjermani
Ajo është identifikuar dhe kapur nga policia gjermane por se ku ndodhet ajo aktualisht, policia e Kantonit të Tesinës nuk pranon të japë të dhëna.
Kosovarja 16 vjeçare Armonda A. e cila më 2 nëntor qe larguar nga familja e saj që jeton në Canobbio të kantonit të Tesinës, është gjetur në Gjermani. Ajo, sipas mesazheve telefonike që u kishte shkruar prindërve, kishte ikur bashkë me një të ri nga Luganoja në drejtim të Cyrihut. Armonda është identifikuar dhe kapur nga policia gjermane por se ku ndodhet ajo aktualisht, policia e Kantonit të Tesinës nuk pranon të japë të dhëna.
“Ne nuk tregojmë asgjë” ka thënë një zëdhënës i kësaj policie, i pyetur nga mediet zvicerane.
Ndërkaq, policia ka tërhequr tashmë shpalljen e Armondës si person të humbur.
Disa ditë pas zhdukjes, vajza u shkruante mesazhe telefonike prindërve të saj, ku u thoshte se nuk dëshironte të kthehej më në shtëpi. Pas kësaj ajo nuk u është përgjigjur më telefonave të prindërve.
Bazuar në rrëfimet e shoqeve të saj të shkollës, Armonda jetonte në një ambient familjar ku ushtrohej dhuna, prandaj ajo kishte deklaruar disa herë më parë se dëshironte të largohej nga familja e saj.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












