Integrimi
Arnold Gjergjaj, me çifteli në radion zvicerane
Biseda fokusohet në miqësinë në mes tij dhe trajnerit Gallina, dallimet në mes të kulturave dhe në atë që i bën bashkë ato
Arnold Gjergjaj, i njohur si “The Cobra” është një boksier shumë i suksesshëm shqiptarozviceran nga Bazeli. Përveç me sukseset e tij në ring, Gjergjaj është bërë i njohur në Zvicër edhe si shembull i integrimit të mirë dhe i prezantimit të kulturës shqiptare në rrethin ku jeton.
Radiotelevizioni publik zviceran SRF në kuadrin e serisë verore “Hier mit dir” (Këtu me ty) ka bërë një portretizim të Arnoldit dhe trajnerit të tij, Angelo Gallina. Portertet në formë blic-bisedash janë dhënë edhe me shkrim në portalin e srf.ch.
Biseda fokusohet në miqësinë në mes dy sportistëve, dallimet në mes të kulturave dhe në atë që i bën bashkë ato. Arnold Gjergjaj veç tjerash shprehet se ajo që ai e dëshiron më së shumti është titulli i kampionit botëror ndërsa ai që boksieri që mban llagapin “Cobra” e do më së paku, është gjarpri!
Gjergjaj thotë se jeton me dëshirë në Bazel, Zvicër dhe këtu, ku i ka miqtë dhe familjen dëshiron të kalojë edhe pleqërinë. Ai thotë se ka miq nga shumë vende të botës dhe te ata çmon më së shumti se janë aty kur ai ka nevojë për ta dhe vlerëson se bashkë me ta kalon çaste të këndshme. Ai shton se pa njerëz nga kultura të tjera nuk mund ta paramendojë jetën.
Në fotot e prezantuara në portalin e radiotelevizionit zviceran, bie në sy një çifteli, e cila këtu shërben si shenjë identifikimi të Gjergjajt me Kosovën dhe Shqipërinë.
Emisioni në të cilin portretizohen këta dy sportistë jepet në srf1 më 22 korrik.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme Analiza e fundit tregon rritje të ndjeshme të qirave për banorët e rinj, ndërsa ata ekzistues... -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër













