Portrete të firmave
Aromë atdheu në shtëpinë tuaj!
Një grup afaristësh të rinj nga Vjena janë duke punuar në krijimin e një platforme online, ku do të shiten të gjitha produktet që diaspora jonë me dëshirë i konsumon edhe në vendin ku jeton
Bartja e ajvarit, mishit, specave nga Kosova për në vendet e Evropës së shpejti do t’i takojë së kaluarës. Këto produkte dhe qindra të tjera “Made in Kosova” shqiptarët që jetojnë në Austri do t’i kenë në shtëpi vetëm me një klik në telefonin e tyre.
Një grup afaristësh të rinj nga Vjena janë duke punuar në krijimin e një platforme online, ku do të shiten të gjitha produktet që diaspora jonë me dëshirë i konsumon edhe në vendin ku jeton.
“Unë jam rrit në Austri, mirëpo gjithmonë kur kthehemi nga Kosova marrim me vete ushqime të ndryshme për familjen. Me profesionin tim, e di që tashmë gjithçka po zhvillohet dhe shitet online dhe aty u bashkuan ideja dhe profesioni im dhe bashkë me dy miq nisëm punën për krijimin e uebfaqes, aplikacionit etj.”, ka treguar Meriton Shurdhani, IT me profesion dhe njëri prej themeluesve të kompanisë Ekena, nga Vjena.
Aty filloi pastaj kontakti me prodhues kosovarë, vizitat në fabrika dhe përgatitja e materialeve për logjistikë dhe eksport. Një punë, e cila zgjati disa muaj, për t’u kurorëzuar me realizimin e marrëveshjeve për eksport me 15 prodhues kosovarë për shitjen e mbi 400 produkteve përmes faqes www.ekena.at.
Një motiv më shumë për hapjen e EKENA GmbH për themeluesit ishte mundësia që përmes qasjes në tregun evropian të prodhuesve kosovarë – në të ardhmen vjen edhe deri tek hapja e vendeve të punës për qytetarët tonë.
“Planet dhe vizioni për EKENA GmbH janë të mëdha. Prej shitjes, deri tek prodhimi i produkteve EKENA në Kosovë, ndihma ndaj prodhuesve partnerë, zgjerimi i tregut përveç Austrisë, Gjermanisë e Zvicrës, ku veçse po punohet në atë drejtim, edhe në shtetet e tjera evropiane”, ka treguar shkurt për planet e tyre Skifter Mushkolaj, bashkëthemelues i kompanisë.
“Ekena GmbH” është rezultat i bashkëpunimit të afaristëve që janë anëtarë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë – Dega e Austrisë. Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri është bërë pikëtakim i shumë afaristëve që kanë nisur projekte sikur ky i Ekena-s. Ky është edhe qëllimi i Rrjetit dhe projekteve të tij, sikur Forumet Ekonomike e takimet B2B në Kosovë, përmes të cilëve kanë lindur ide e bashkëpunime siç është rasti i kompanisë Ekena. https://www.ekena.at
Gjithsesi, Ekena GmbH do të kontribuojë në rritjen e eksportit të mallrave nga Kosova, të cilat deri tash kanë pasur qasje të vogël në tregje të mëdha. Dhe, do të hapet në fund të muajit prill.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar në vendet e BE-së mallra me vlerë 12.9 milionë euro, ndërsa ka importuar 165.2 milionë euro.
Konsumatorët mund ta gjejnë dyqanin online Ekena në këtë vegëz: https://www.ekena.at
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













