Lajme
Arrestohen 10 veta nga Ballkani, për punë “pa letra” në një klub
Bëhet fjalë për femra nga mosha 25 deri në 53 vjeç me shtetësi nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria, si dhe një 47-vjeçar nga Maqedonia e Veriut
Policia kantonale St.Gallen ka kryer një kontroll në një klub në Sennwald (Sägengass në Sargans) të enjten në mbrëmje. Dhjetë persona u arrestuan, trasnmeton albinfo.ch. Ata kanë shkelur ligjin për të huajt dhe integrimin.
Janë arrestuar dy drejtuesit e klubit. Sipas policisë, bëhet fjalë për një shtetas të Serbisë 49-vjeçar dhe një shtetas malazez 48-vjeçar. Sipas njoftimit, ata dyshohet se kanë shkelur ligjin për të huajt dhe integrimin duke punësuar në mënyrë të paligjshme shtetas të vendeve të treta.
Me atë rast janë arrestuar edhe shtatë gra dhe një burrë, të cilët dyshohen se kanë hyrë ilegalisht në Zvicër dhe se kanë punuar pa leje të vlefshme pune, shkruan tagblatt.ch. Bëhet fjalë për femra nga mosha 25 deri në 53 vjeç me shtetësi nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria, si dhe një 47-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, përcjell albinfo.ch. Ata do të raportohen në zyrën e prokurorit publik në kantonin St.Gallen.
Po ashtu zyra përgjegjëse e migracionit shqyrton masat sipas ligjit të imigracionit. (kapo/chs)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













