Kosova
Arrestohen dy bashkëpronarët e agjencisë turistike “Prishtina Jet”
Fluturimet nuk u realizuan asnjëherë, përkundër pagesave të bëra
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në koordinim me Policinë e ATK-në, është realizuar një aksion në Prishtinë e Podujevë, duke arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy bashkëpronarët e agjencisë turistike “Prishtina Jet”, M.K. dhe A.B.
Ata dyshohet se kanë mashtruar bashkatdhetarët, duke u shitur bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet perëndimore në Kosovë me çmime shumë më të lira se çmimi në treg. Fluturimet nuk u realizuan asnjëherë, përkundër pagesave të bëra, përcjell albinfo.ch.
“Me këtë të dëmtuarve përpos dëmeve financiare u kanë shkaktuar edhe keqtrajtime psikike, duke u maltretuar me familjarët e tyre nëpër aeroporte të ndryshme për realizimin e fluturimeve të premtuara rrejshëm nga të pandehurit. Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, derisa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore, si dhe veprime hetimore ndaj rastit në fjalë, deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështje penale”, thuhet nga Prokuroria.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”











