Lajme
Gjermani: 22-vjeçari humb jetën pas të shtënave të policisë në Saarbrücken
Ngjarja ndodhi gjatë një ndjekjeje policore pas mesnate, pasi i riu dyshohet se iu shmang një kontrolli dhe tentoi të largohej me automjet.
Një ndjekje policore në qytetin Saarbrücken të Gjermanisë ka përfunduar me pasoja tragjike, pasi një 22-vjeçar është qëlluar nga policia dhe më pas ka ndërruar jetë, transmeton albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e prokurorit publik, e cila ka bërë të ditur për mediat gjermane se i riu u plagos rëndë nga të shtënat e policisë dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Sipas autoriteteve, 22-vjeçari ishte shoferi i automjetit që po largohej nga policia. Ndjekja ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit, në zonat Dudweiler dhe Herrensohr, pasi shoferi dyshohet se u largua nga një pikë kontrolli policor.
Në automjet, përveç 22-vjeçarit, ndodheshin edhe dy persona të tjerë, një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar. Raportohet se edhe 19-vjeçari është plagosur nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë ende e ditur.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe përdorimin e armës nga ana e policisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












