Lajme
Arrestohen dy shqiptarë në Britani për këtë arsye
Mediat britanike raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar në Angli me akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës në zonën e Playmouth, transmeton albinfo.ch.
F.K dhe F. K, kushurinj u kapën ndërsa ishin duke ecur me makinë, ku atyre iu gjet një sasi e madhe kanabisi në mjet.
Theksohet se gjykata e Playmouth do të jepte vendimin për dy kushërinjtë ditën e hënë, por u tërhoq sërish, pasi avokatët e të akuzuarve pretendojnë se ata kanë prodhuar më pak hashash nga sa pretendon policia.
Kushërinjtë F.K, 34 vjeç, nga High Wycombe dhe F.K, 36 vjeç, nga The Crescent janë pranuar të dy fajtorë për prodhimin e kanabisit të klasit B, por kanë argumentuar se përfshirja e tyre në drejtimin e dy fermave të kanabisit të përmasave “komerciale” ishte shumë më pak sesa pretendonte policia dhe prokurorët.
Të hënën në mëngjes dyshja shqiptare dolën para gjykatës së Lartë të Plymouth, por gjykatësi nuk i dënoi, duke kërkuar mbajtjen e një seance dëgjimore për të përcaktuar se çfarë dënimi duhet të përballet dyshja pasi kishte një ‘ndryshim thelbësor’ midis asaj që prokurorët dhe avokatët mbrojtës thanë se kishin bërë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën Aeroporti Basel-Mulhouse, i drejtuar bashkërisht nga Franca dhe Zvicra, ka njoftuar tetë destinacione të reja në... -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës













