Shqipëria
Arrestohen grabitësit që vranë burrin në Kamzë
Nga dëshmia e bashkëshortes mësohet se të rinjtë nga Burreli kanë drejtuar armën drejt fëmijës 6-vjeç, gjë që ka sjellë edhe përplasjen mes tyre dhe biznesmenit
Policia shqiptare ka vënë në pranga dy të dyshuarit për ngjarjen në Kamzë, ku u vra pronari i minimarketit dhe u plagos gruaja e tij.
Nga raportimet e para mësohet se të dyshuarit janë dy të rinj nga Burreli të cilët në përpjekje për të grabitur minimarketin kanë vrarë me plumb në gjoks Agim Buci dhe kanë plagosur bashkëshorten e tij, përcjell albinfo.ch.
Të ndaluarit jetonin në Kamzë, njëri prej tyre është me inicialet V. K.
Nga dëshmia e bashkëshortes mësohet se të rinjtë nga Burreli kanë drejtuar armën drejt fëmijës 6-vjeç, gjë që ka sjellë edhe përplasjen mes tyre dhe biznesmenit.
Kamerat e sigurisë së biznesit filmuan dy autorët, të cilët ishin me kapele.
Për identifikimin dhe dhënien e informacioneve të vlefshme për vendndodhjen e tyre, Policia e Tiranës vendosi edhe shpërblim prej 5 milionë lekë të vjetra.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












