E-Diaspora
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Gjermani
Autoritetet gjermane arrestuan një shtetas të Kosovës, i cili akuzohet se ka mbështetur grupin militant Shteti Islamik (IS), duke transferuar mijëra euro për një luftëtar dhe një rekrut të mundshëm.
Zyra e Prokurorit Federal tha se 31-vjeçari, i identifikuar vetëm si Hasan R. B, u arrestua të mërkurën në zonën e Pinebergut, pranë Hamburgut, raporton AP.
Ai dyshohet për 15 akuza për mbështetjen e grupit militant Shteti Islamik dhe 11 akuza për shkeljen e ligjeve gjermane të eksportit, transmeton Evropa e Lirë.
Prokurorët thanë se i dyshuari ka bërë 11 transferime në vitet 2016 dhe 2017, për një luftëtar të IS-it në Siri, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu sipas Prokurorisë, në vitin 2015, ai i ka transferuar para një personi nga Maqedonia e Veriut, i cili dëshironte të bashkohej me luftëtarët e IS-it në Siri. Në total, ai ka transferuar rreth 15,000 euro.
Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, nga viti 2012 deri në vitin 2016, mbi 400 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në zonat e luftës në Siri dhe Irak.
Më shumë se 130 persona janë dënuar në Kosovë për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet Strik i autobusëve në Winterthur shmanget pas përmirësimit të kushteve të punës... -
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër -
Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament -
Rrezikohet prodhimi i “Aroma” në Zvicër, nis peticioni për të shpëtuar vendet e punës -
Zvicra arriti një rekord prej 23 medaljesh në Lojërat Olimpike Dimërore Milano‑Cortina 2026











