E-Diaspora
Arrestohet shqiptari me 47 kg kokainë dhe 250 mijë funte
Vlera e drogës ishte 4.9 milionë funte, derisa shqiptarit në Angli iu gjet gjithashtu një makinë numërimi parash dhe pajisje që kanë të bëjnë me shpërndarjen e drogës së klasit A
Mediat britanike kanë bërë të ditur se është arrestuar një shqiptar, të cilit i janë gjetur 47 kilogramë kokainë, si dhe 250 mijë funte kesh. Ngjarja ka ndodhur në Essex të Anglisë, shkruan “www.essexlive.news”.
I arrestuari shqiptar është Mark Gorini. 25-vjeçari u arrestua fillimisht pasi iu gjetën dokumente të falsifikuara italiane, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht oficerët kishin kontrolluar veturën që po përdorte Gorini, ku kanë gjetur dy pako kokainë të fshehura në bagazh.
Në total, rezultoi se sasia e kokainës ishte 47 kilogramë, vlera e së cilës shkonte deri në 4.9 milionë funte. Shqiptarit iu gjet gjithashtu një makinë numërimi parash dhe pajisje që kanë të bëjnë me shpërndarjen e drogës së klasit A.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













