E-Diaspora
Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e boshnjakut
I dyshuari e ka qëlluar 24 vjeçarin me dy plumba, duke i shkaktuar plagë ndërsa babanë tij 46 vjeçar e kishte goditur për vdekje
Policia e Austrisë ka kapur të premten një person 34 vjeçar, të dyshuar si autor i vrasjes që ka ndodhur ditë më parë në Salzburg. Personi i arrestuar, një shtetas shqiptar, tashmë është duke u mbajtur në burgun për hetime, ku po merret në pyetje nga policia, njofton orf.at.
Ende nuk është plotësisht e qartë nëse i arrestuari është pikërisht ai që ka kryer vrasjen, thekson policia, transmetion albinfo.ch.
“Se çfarë roli ka luajtur ky person në vrasjen e përmendur, ende nuk mund të jepen hollësi, për shkak të vazhdimit të hetimeve”, ka thënë një zëdhënëse e kontaktuar nga Agjencia e Lajmeve APA.
Në natën e 4 qershorit, para një lokali në paralagjen Lehen të Salzburgut kishte ndodhur një konflikt në mes të një boshnjaku 24 vjeçar dhe shqiptarit, tashmë të kapur, si të dyshuar.
24 vjeçari ishte duke e festuar në atë lokal ditëlindjen e të birit. I dyshuari kishte hyrë aty me ç`rast e kishte fyer dhe e kishte goditur me shuplaka, përcjell albinfo.ch.
Boshnjaku pastaj e kishte thirrur babanë e tij në lokal, duke i kërkuar ndihmë. Pas kësaj, i dyshuari e ka qëlluar 24 vjeçarin me dy plumba, duke i shkaktuar plagë ndërsa babanë tij 46 vjeçar plumbat e shkrepur nga revolja e tij e kanë goditur për vdekje.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër












