Shqipëria
Arrestohet shqiptari që po transportonte ilegalisht materiale antike
I arrestuari dyshohet për veprat penale "Kalim i paligjshëm të kufirit" dhe "Trafikim të veprave të artit dhe kulturës"
Policia kufitare në Kakavijë njofton se ka arrestuar një person, të cilit i janë gjetur në një çantë dhe i janë sekuestruar materiale të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.
I arrestuari dyshohet për veprat penale “Kalim i paligjshëm të kufirit” dhe “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës”.
“Shërbimet e Policisë kufitare të Kakavijes gjatë patrullimit në kufirin jeshil kanë konstatuar dhe kapur në flagrancë një shtetas, i cili po tentonte të hynte në teritorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik të bërë këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kufitare kanë konstatuar se në çantën e krahut kishte sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit













