Shkurt.ch
Arrestohet zvicerani me armë, municion dhe 1.3 milionë franga
Policia kapi 280 armë, mbi 100,000 municione dhe 1.3 milionë franga në para të gatshme, tha policia e St Gallen në një njoftim për shtyp
Një shtetas zviceran, 61-vjeçar, i dyshuar për shitjen e armëve ilegale në Austri, është arrestuar nga policia e St. Gallenit, shkruajnë mediat vendase.
Gjatë një hetimi të një prone në Degersheim, javën e kaluar policia kapi 280 armë, mbi 100,000 municione dhe 1.3 milionë franga në para të gatshme, tha policia e St Gallen në një njoftim për shtyp, përcjell albinfo.ch.
Ndër ngarkesat e armëve ishin armë, granata, pistoleta dhe pushkë.
Personi i dyshuar për shitjen ilegale të armëve në Austri, ka qenë objekt i një hetimi të përbashkët nga Austria dhe autoritetet zvicerane, gjatë pesë muajve të fundit.
Ai tani është në paraburgim, i akuzuar për kërcënim të sigurisë publike dhe shkelje të ligjit të armëve.
Hetimi është në vazhdim.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











