Shkurt.ch
Arrihet pajtimi rreth Ligjit mbi Pedofilinë
Mbi bazën e të ashtuquajturës “klauzolë e rasteve të rënda”, gjyqtarët , në rastet kur shkelja është veçanërisht e lehtë, mund të heqin dorë nga dënimi i kryesve të këtyre shkeljeve, me ndalim pune me të miturit dhe fëmijët
Personat që janë dënuar për pedofili nuk duhet të kenë të drejtë të punojnë kurrë më në vende pune që kanë të bëjnë me fëmijë. Dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës, Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve, i kanë evituar dallimet që kanë pasur rreth ke¨saj çështje.
Kështu, ato e kanë bërë miratimin e përmbajtjes që kërkohet nga iniciativa popullore me këtë temë, njofton sda.ch.
Me ligjin e ri do të ketë një ndalesë automatike të ushtrimit të profesioneve me fëmijë dhe të mitur për personat e dënuar më parë për vepra pedofilie.
Debati më i fundit lidhur me këtë çështje është sjellë rreth të ashtuquajturës “dashuri rinore”, transmeton albinfo.ch. Ajo nënkupton rastet kur të rinjtë ose të rejat që posa kanë hyrë në moshën madhore kanë raporte dashurie me të rejat ose të rinjtë që ende janë në moshën e mitur. Për rastet e tilla shumica e deputetëve të të dyja dhomave janë pajtuar se nuk janë të dënueshme, ose nuk hyjnë në rastet e pedofilisë.
Mbi bazën e të ashtuquajturës “klauzolë e rasteve të rënda”, gjyqtarët , në rastet kur shkelja është veçanërisht e lehtë, mund të heqin dorë nga dënimi i kryesve të këtyre shkeljeve, me ndalim pune me të miturit dhe fëmijët, transmeton albinfo.ch.
Me lëshimin pe nga ana e Dhomës Nacionale të Parlamentit, lënda për jetësimin e Iniciativës kundër Pedofilisë është e gatshme për votimin përfundimtar.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues Gjyqtarja e gjeti dëshminë e viktimës të besueshme, por jo atë të të dënuarit. Ajo tha... -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër










