Sport
Arteta: Xhaka është i vlefshëm për ekipin
Trajneri i ri i Arsenal, Mikel Arteta, ka shprehur admirimin e tij për mesfushorin Granit Xhaka.
Ai ka thënë se sa ka qenë zëvendëstrajner te Manchester City, Xhaka ka qenë pjesë e listës së tij për transferime në Etihad Stadium, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Si lojtar, kur po shkoja nga Arsenal në City për të nisur punën si trajner, ne ishim duke shikuar për pozitën e tij dhe ai ka qenë një prej lojtarëve në listën time. Kjo tregon se sa shumë e doja atë”, ka thënë Arteta.
“Kam qenë i lumtur kur Arsenal nënshkroi me të, sepse mendoja se ai do të ishte i jashtëzakonshëm. Ai ka bërë gjëra vërtet të mira dhe tash është përballë me një situatë të vështirë, për çfarë mendoj, se rritej, rritej, e rritej dhe një ditë plasi”.
“Jam mahnitur se si marrëdhënia e tij fillohej të përmirësohej dhe mendoj që tifozët kanë qenë shumë pozitiv me të, po ashtu”.
“Natyrisht se është e vështirë të ndryshohet tërësisht skenari nga ai kur ishte për mrekulli. Por unë mendoj se jemi në drejtim të duhur me të”.
Në mes raportimesh se ai mund të kalojë në Hertha Berlin, Arteta ka treguar se sa shumë Xhaka është i vlefshëm për të.
“I kam treguar se sa shumë e dua dhe çfarë pres nga ai dhe sa i rëndësishëm është për ekipin”.
“Unë jam këtu për ta ndihmuar atë. Dua që ai të ndjehet se i rrimë prapa supeve. Jo vetëm unë, por tërë klubi”.
“Nëse mund t’i kthejmë njerëzit në rrugën e duhur, tifozët me të, mendoj se do ta ndihmonte ekipin dhe kjo ka rëndësi para së gjithash”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit













