E-Diaspora
Arti i luftës në Kosovë i prezantohet publikut gjerman
Më 17 nëntor 2013 është hapur ekspozita grupore “To Open Your Eyes. Art and Textiles from the Bauhaus to Today" në muzeun e artit bashkëkohor “Kunsthalle” në Bielefeld të Gjermanisë
Në këtë ekspozitë që do të qëndrojë e hapur deri më 16 shkurt 2014 në mesin e artistëve ndërkombëtarë do të ekspozohen edhe punimet e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli.
Siç thuhet në njoftimin e muzeut “Kunshalle” në Bielefeld , Shkololli ka prezantuar punën e tij “Pejë, Kosovo, 1998” të cilën e ka krijuar gjatë luftës në Kosovë.
Shkololli, atë kohë artist i ri, ishte i fshehur me familjen e tij në Pejë për tre muaj me radhë.
Punën ai e krijoj me materialet të ndryshme të gjetura në shtëpi dhe rezultati ishin qepje çorapësh në trajtë mozaiku, disa të gjata deri në 21 metra.
Ekspozita është organizuar për të shënuar 800 vjetorin e krijimit të industrisë së tekstilit në qytetin Bielefeld dhe ajo do të prezantojë artin në tekstil.
Ekspozita fokusohet në dizajnët e ndryshme të pëlhurave apo qilimave dhe përmbledh punë të ndryshme të tekstilit që nga periudha 1960-70, përfshirë punë nga Blinky Palermo, Alighiero e Boetti, dhe Sigmar Polke, deri te punët e artistëve kontemporan si Olaf Nicolai, Aiko Tezuka dhe Erzen Shkololli .
Më shumë për ekspozitën lexoni në këtë link.
E-Diaspora
-
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë Bernard Dika është një nga figurat më të suksesshme të politikës lokale në Toskanë, ka arritur... -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












