Kultura
Artistët e rinj kosovarë, në audiencë te Papa
Artistët, kanë qëndruar në Romë me rastin e një ekspozite të përbashkët që është hapur në Libreria Editrice Vaticana
12 artistë të rinj, shqiptarë nga Kosova i kanë dhuruar Papës Benedikti i XVI një pikturë dhe bashkë me të edhe një përkushtim, me rastin e audiencës që i pari i botës katolike u ka organmizuar atyre në selinë e tij, në Vatikan.
Revista e Vatikanit “Zenit” i kushton hapësirë këtij njoftimi, duke i përshkruar artistët shqiptarë nga Kosova edhe si “artistë myslimanë”.
Piktura e dhuruar bart emrin “Fytyra universale” dhe është krijim i piktorit të ri, Fatos Kabashi. Ndërsa përkushtimi “Shenjtërisë së Tij Benediktit të XVI” është i 12 artistëve të rinj.
Artistët, kanë qëndruar në Romë me rastin e një ekspozite të përbashkët që është hapur në Libreria Editrice Vaticana. Ekspozita është hapur në përkujtim të përvjetorit të pesëmbëdhjetë të vdekjes së Nënë Terezës.
Në një përkushtim drejtuar organizatorëve të ekspozitës, ambasadori i parë i Italisë në Kosovë, Michael L.Giffoni ka shkruar: “Në këtë ekspozitë të artistëve kosovarë me temë shenmbëlltyrën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës, nuk mund të injorohet vargu i saj i shkurtë por i ngjeshur, në të cilin humanistja e madhe thotë: “Unë jam një laps i vogël në duart e Zotit, asgjë tjetër. Është Zoti, ai që mendon. Është ai, i cili shkruan. Lapsi nuk ka të bëjë fare me të gjitha këto. Lapsi duhet vetëm të vihet në dispozicion”.
“Në këto pak fjalë ajo ka përshkruar jetën e saj shembullore, një shembull përsosmërie dhe përkushtimi absolut në shërbim të Zotit, në ndihmë të vuajturve. Me jetën e saj, ajo ka qenë dëshmitare e Zotit dhe një shembull për të gjithë njerëzit”.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut