Kosova
As zgjedhjet nuk i ndalin ftesat e Speciales
Në vazhdën e hetimeve para Prokurorisë Speciale në Hagë ka dalë edhe zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota, i cili të hënën është intervistuar për disa orë
Ardhja e ftesave të reja nga Prokuroria Speciale, me seli në Hagë, po vazhdon teksa vendi gjendet përballë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen më 6 tetor. Në vazhdën e hetimeve para Prokurorisë Speciale në Hagë ka dalë edhe zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota, i cili të hënën është intervistuar për disa orë.
Ndonëse vendi ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, ftesa të reja nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë po vazhdojnë të vijnë për ish-eprorë e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK). Listës së personave të intervistuar nga ky organ i drejtësisë i është shtuar edhe emri i zëvendëskomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, i cili është intervistuar të hënën për rreth tri orë.
Ndërkaq sot të njëjtën gjë sikurse Bashota intervistimin para Prokurorisë Speciale pritet ta bëjë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së Naim Maloku. Pavarësisht deklarimit të përfaqësuesve të OVL-së së UÇK-së se Specialja ka ulur numrin e ftesave të reja, avokatët e akredituar nga kjo Gjykatë thonë se zgjedhjet nuk e pengojnë aspak intensitetin e Speciales. Përkundrazi, siç shprehen ata, këto dy çështje nuk ndërlidhen aspak me njëra-tjetrën, shkruan Zeri, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit Vala tjetër e shkurtimeve të vendeve të punës në bankën zvicerane UBS do të fillojë në... -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale










