CH-Ballkani
Asgjë nga Ballkani, të gjithë drejt Gjermanisë si pasojë e politikës çoroditëse
Në 1910 të ardhurat për kokë banori në Europën Lindore ishin 28 përqind e nivelit perëndimor. Sot kjo është 33 përqind.
Azra N. pak pas përfundimit të shkollës së veterinarisë u punësua në universitet. Megjithatë, pas pesë vjet ajo humbi vendin e punës, për shkak se aty konkurroi një kolege tjetër e cila ishte më e fuqishme në parti. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, ashtu si në gjithë Europën Juglindore, shumë poste jepen në bazë të partisë më me ndikim, kurse profesionalizmi dhe aftësitë janë në rang të dytë. N. më pas punoi në organizata jo-qeveritare dhe kurrë nuk gjeti një vend fiks pune. Pas disa tentativave për punë, ajo në fund humbi shpresat dhe konkurroi në Gjermani. Tashmë ka gjetur punën dhe pret vetëm vizën për të shkuar në Rheinland.
Si Azra N. mijëra boshnjakë, maqedonas, shqiptarë dhe serbë largohen nga vendet e tyre, pasi thjesht nuk mund ta durojnë shoqërinë ku jetojnë. “Një shoqëri e varur nga partia, me kontroll të fuqishëm social dhe me pak liri individuale,” shkruan Der Standard, përcjell albinfo.ch.
Në Europën juglindore ajo që përcakton jetën është prejardhja familjare dhe konvencionet e tyre, përkatësia etnike dhe religjioze, pra kolektiviteti shoqëror. Komisioni Europian këtë lloj jetese e quan “state capture”, ku partitë dhe familjet me ndikim si dhe biznesmenët kanë strukturat shtetërore – ku ndikojnë në punësimet e administratës dhe drejtësinë.
Vetëm gjatë 2016 kanë përfituar 19 mijë viza pune nga Ballkani Perëndimor për në Gjermani, kurse në 2017 kjo shifër shkoi në 25.500. Kurset e gjuhës gjermane janë të kudondodhura dhe mesatarisht shkojnë 125 euro për tre muaj. Është e dhimbshme kur shikon këta persona që nga mungesa e perspektivës, u mbetet vetëm një mundësi – për t’u larguar drejt Gjermanisë.
Për të arritur mirëqenien perëndimore, kjo pjesë e Europës juglindore ka nevojë për gjashtë gjenerata. Andaj të rinjtë janë të frustruar, të zhgënjyer dhe ndonjëherë edhe xhelozë dhe lakmitarë ndaj mirëqenies së Perëndimit. Ata mendojnë, se kanë lindur në vendin e gabuar të Europës. Veçanërisht e theksuar është ky mendim të vendet ish jugosllave ku mirëqenia e para 30 vjetëve ishte më e mirë sesa sot.
Si është gjendja me Kosovën?
Nga 2012 prej Kosovës kanë emigruar 150 mijë persona. Sipas Bankës Botërore 450 mijë maqedonas nuk jetojnë më në vendlindje. Në Vjenë shumë banesa renovohen falë ndihmës së serbëve, të cilët shkojnë çdo tre muaj për të punuar. Shumë shqiptarë tentojnë me anije të lundrojnë nga Franca drejt Britanisë së Madhe. Ata punojnë kryesisht si instalues dhe elektriçistë. Në tregun e zi shpesh ndodh që ata kanë dokumenta të falsifikuara rumune ose italiane.
Kroatët, të cilët nuk kanë barriera burokratike për t’u punësuar në Gjermani, kanë lëshuar vendin me dhjetëra mijëra – duke e çuar numrin e banorëve të Kroacisë në më pak se katër milion banorë. Sipas Eurostat, rreth një e gjashta e kroatëve jetojnë në ndonjë vend tjetër të BE. Më konkretisht gjatë 2015 prej Kroacisë u larguan 40 mijë banorë drejt Gjermanisë.
Paraja nga diaspora
Pra siç shihet është e vështirë të ndalohet emigracioni. Ekspertja Alida Vracic, tregon efektet e mira. Mundësia është e madhe që pas përmirësimit të kushteve, një pjesë e diasporës të kthejnë dhe të hapin biznes në vendet e tyre. Në Kosovë dhe Bosnjë diaspora mbush një të pestën e buxhetit të PBB.
Sipas të dhënave të statistikave gjermane, në vendin e tyre kanë shkuar 2.6 milion banorë nga Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Kosova dhe Bosnja. Vetëm 859 mijë kanë rrënjë rumune. Gjithashtu edhe shumica e emigrantëve në Austri kanë shkuar nga Europa Juglindore dhe Lindore.
Sipas shkencëtares së emigrimit, Mathias Czaika nga Universiteti i Danubit, në 2017 në Austri kanë ardhur 118 mijë persona nga Serbia, 94 mijë nga Bosnja, 92 mijë nga Rumania, 73 mijë nga Kroacia, 70 mijë nga Hungaria, 38 mijë nga Sllovakia dhe 25 mijë nga Bullgaria.
Gjithsesi, ky emigrim nuk është diçka e re dhe ka ekzistuar prej përpara një shekulli. Siç tregon edhe poeti shqiptar Lasgush Poradeci, gjatë Luftës së Parë Botërore në Graz ka pasur shumë emigrantë shqiptarë. Vetë poeti qëndroi dhjetë vjet në Graz për studime .
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë












