Kosova

Media gjermane: Ëndrra e dështuar shqiptare dhe cilësitë shembullore të emigrantëve shqiptarë

Më tej media gjermane ka intervistuar Valentina Hajdinin, 22 vjeçare, e cila ka përfunduar shkollën e gjeografisë, por siç shprehet ajo, është tepër e vështirë të fitosh një vend pune si mësuese, edhe pse do e kishte bërë me gjithë qejf.

Kur viziton Shqipërinë, flamuri i shqiponjës dykrenore është i kudondodhur, jo vetëm në kantieret e ndërtimit, por edhe me tatuazha te personat shqiptarë, shkruan media gjermane jungle.world, e cila ka kryer një reportazhë për Shqipërinë. Megjithatë vendi shqiptar ka probleme të shumta dhe për këtë vonohet edhe integrimi në BE.

Pavarësisht përpjekje të disahershme, lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për Shqipërinë, përcjell albinfo.ch. Papunësia është një problem tjetër, ku ke të rinjtë arrin deri 33.6 për qind duke shkaktuar emigrim masiv drejt Perëndimit.

Më tej media gjermane ka intervistuar Valentina Hajdinin, 22-vjeçare, e cila ka përfunduar shkollën e gjeografisë, por siç shprehet ajo, është tepër e vështirë të fitosh një vend pune si mësuese, edhe pse do ta kishte bërë me gjithë qejf.

“Natyrisht që dëshiroj të ik nga ky vend, megjithatë unë nuk dua të kem frikë për këtë”, thotë ajo, e cila ka një vëlla në Londër. Edhe ky i fundit u largua pasi nuk gjeti punë si psikolog. Gjithsesi Hajdini mbijeton falë dërgesave nga i vëllai. Shqipëria është ndër vendet me remitencat më të mëdha në Europë, kurse 50 deri 70 për qind e të rinjve duan të largohen për shkak të mungesës së perspektivës. “Kurse e gjuhëve të huaja janë të stërmbushura”, përcjell albinfo.ch.

Ëndrra shqiptare

Adnani është një i ri tjetër shqiptar, i cili punonte në një auto-larje në periferi të Tiranës. Ai kurrë nuk studioi në universitet, kurse në moshën 17-vjeçare me një pasaportë të falsifikuar për 7000 euro udhëton drejt Londrës.
Për shkaqe familjara ai riktheu përsëri në vendlindje, por përndryshe jeton në Birmingham, ku ka një firmë pastrimi. Me një theks britanik, ai sqaron historinë e integrimit të tij në shoqërinë britanike dhe është një shembull tipik i ëndrrës shqiptare – të largohesh dhe të krijosh jetën jashtë Shqipërisë.

Adnani është pjesë e atyre emigrantëve shqiptarë, të cilët përkundër barrierave burokratike dhe mizerisë ekonomike, kërkon të investojë në Shqipëri – me paratë e fituara jashtë. Daniel Göler, profesor për emigrimin gjeografik në Universitetin e Bamberg, tregon se në jug dhe qendër të Shqipërisë, 33 nga 34 firmat e hapura janë themeluar nga ish emigrantët.

Refuzimi i azilit

Shqiptarët ishin të dytët pas sirianëve për kërkesë azili në Gjermani, përkundër që njohja e tij ishte vetëm 2.6 për qind – kjo pasi Shqipëria u vendos në vendet me origjinë të sigurt në nëntor 2015. Era Rexha nga Kosova flet për mendimin e shumë shqiptarëve, që më mirë do kishin dashur që dimrin ta kalojnë në kampet e azilit në Gjermani, sesa në trojet shqiptare.

Emigrimi është një “ventil për tejkalimin e krizës në këto shoqëri”, vijon Göler. Në kohën kur të vjetrit kërkojnë të vijnë në vendlidnje, të rinjtë duan të largohen.

Shqipëria është e pasur me burime natyrore dhe rivierë dhe alpe të bukura, megjithatë administrata dhe politika e korruptuar ka sjellë në gjendje të pashpresë për të rinjtë.

Në fund media gjermane shkruan se përkundër gjithë kësaj, emigrantët shqiptarë mbesin fort të lidhur me vendin e tyre. Ata mbajnë kontakte me familjen, pushimet i kryejnë çdo vit në vendlindje, ku vizita ndaj të afërmve është një program obligativ dhe pas disa vitesh shumë kthehen mbrapsht nga vendet e huaja.