Lajme
Ashton:”Hetimi të konfirmojë të vërtetën”
"Së shpejti do të shohim hetimin, me anë të të cilit do të vërtetohet e vërteta lidhur me këtë ", ka thënë Ashton
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka deklaruar se shpreson se së shpejti do të fillojnë hetimet me të cilat do të konfirmohet e vërteta lidhur me pohimet e Dick Martyt për kinse tregti organesh në Kosovë.
“Është në interesin e të gjithëve që të vijë deri tek e vërteta dhe atëherë do të sigurohet se drejtësia është e kënaqur”, ka thënë Ashton në një intervistë për televizionin rus “Russia Today”, transmeton gazeta Express.
Ajo ka përkujtuar se ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin dhe se është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ajo që e kemi bërë të qartë është se nëse ka akuza, duhet përgjigjur ndaj tyre”, ka thënë Ashton, duke shtuar se e vërteta duhet konfirmuar edhe nëse akuzat janë të rreme.
“Shpresoj se së shpejti do të shohim hetimin, me anë të të cilit do të vërtetohet e vërteta lidhur me këtë dhe nëse do të jetë e nevojshme disa njerëz do të dalin para organeve të drejtësisë”, ka theksuar kryediplomatja evropiane.
27 shtete anëtare të BE-së kanë vendosur që të ngrihet një Task Forcë e veçantë e cila do të merret me hetimet e akuzave që ish- senatori zviceran, Dick Marty, i ka bërë në raportin e tij për Këshillin e Evropës.
Krijimin e këtij mekanizmi e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e misionit EULEX në Kosovë, të cilët thonë se pasi që hetimi përfshin një dimension ndërkombëtar, Task Forca do të jetë pjesërisht me seli në Bruksel.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival Paraqitja në Montreux pason vlerësimin e artistes me çmimin prestigjioz Swiss Jazz Award 2025, dorëzuar më... -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë












