Kosova
ASK: Kosova me minus 13,500 banorë
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se Kosova u zvogëlua për 13500 banorë, për shkak të emigrimit të madh të popullatës.
Më 2019, sipas të dhënave të ASK-së, u regjistruan 25 mijë e 895 lindje, ndërsa janë regjistruar 10560 vdekje. Pavarësisht shtimit natyror prej 15294 personash, emigrimi prej më shumë se 28 mijë personash ka bërë që Kosova të ketë bilanc negativ në vlerësimin e popullsisë.
“Shtimi natyror është pozitiv, por për shkak të imigrimit bilanci në përgjithësi del negativ”, ka thënë ai në KTV, duke shtuar se shifra prej më shumë se 28 mijë personash që kanë lëshuar Kosovën është shqetësuese. “28-mijëshi është për t’u shqetësuar sepse përkundër rritjes pozitive prej 15 mijë numri i migracionit po e heq shtimin natyror dhe Kosova po kalon në trend negativ. Mbi 13 mijë 500 persona u zvogëlua Kosova”./GE
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë












