Lajme
Athinë: Organizohet panairi i librit, të ardhurat në ndihmë Shqipërisë
Libra me kosto modeste, ndihmë për familjet e prekura nga tëmeti
Komuniteti shqiptar i Athinës mbështet iniciativën e organizatës kulturore “Liter-Art”, duke ofruar libra falas që në vijim po shiten në kosto modeste për t’u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Pavarësisht kushteve atmosferike, pjesëmarrja është e gjerë dhe gjer më tani janë mbledhur qindra euro, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se Panairi i librit për të prekurit nga tërmeti po zhvillohet në Athinë, nga dita e djeshme. Iniciativa e aktivistes Brikena Qama, poete dhe anëtare e organizatës kulturore “Liter-Art”, është mbështetur plotësisht nga komuniteti shqiptar i Athinës, të cilët kanë ofruar libra falas, që në vijim po shiten në kosto modeste, për t’u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ka raportuar balkanweb.
Panairi i Librit ka vijuar edhe sot, në ambientet e Komunitetit Shqiptar në Greqi, në qendër të Athinës, ndërsa vizitorët janë të vazhdueshëm, pavarësisht kushteve të vështira të shkaktuara nga fenomeni meteorologjik “Zeneviev”, që ka goditur dhe Athinën sot.
Informacionet tregojnë se shuma e mbledhur deri tani është 800 euro, ndërsa do të dorëzohet nga iniciatorja dhe organizatorët në familje të fshatrave, ku ishte epiqendra e tërmetit, së bashku me ndihma të tjera për të mbuluar sadopak nevojat e tyre emergjente.
Të pranishëm kanë qenë diplomatë të Ambasadës së Shqipërisë në Greqi, si dhe mjaft organizata emigrante, aktivistë e banorë të kryeqytetit grek. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












