Lajme
Australia drejt hapjes totale të kufijve
Kryeministri Scott Morrison u shpreh se “Është koha që australianët t’i kthehen jetës normale”, duke njoftuar heqjen e disa kufizimeve. Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntori, duke lejuar fillimisht udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar dhe të të afërmve të tyre.
Që nga Marsi i vitit 2020, nuk lejohej të hynin qytetarë apo të dilnin jashtë Australisë.
Megjithatë, vetëm shtetet që arrijnë vaksinimin e 80% të popullsisë do të kenë fillimisht lirinë e udhëtimit.
Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç është puna ose vizita e një të afërmi të sëmurë.
Hyrja lejohet për qytetarët australianë dhe të tjerët me përjashtime, por edhe numri i njerëzve që arrijnë atje ka kufizime.
Kjo ka bërë që dhjetëra mijëra persona të bllokohen jashtë shtetit.
Udhëtimi për shtetasit e huaj nuk do të hapet menjëherë, por Qeveria tha se po punon për “mirëpritjen e turistëve përsëri”.
Masat kufizuese e kanë ndihmuar Australinë që të parandalojë shpërthimet masive të koronavirusit megjithëse për disa australiane kjo do të thoshte edhe ndarjen me familjaret e tyre.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













