Lajme

Mund të arrinte vetëm 50 km/orë: Ndalohet kamioni nga Kosova në Austri

Ai, në gjendjen e tij mund të arrinte vetëm një shpejtësi maksimale prej rreth 50 km/orë për shkak të defekteve serioze teknike

Gjatë një inspektimi të synuar në autostradën A8 Innkreis pranë lokalitetit Kematen am Innbach më 22 janar, policia nxori nga rruga disa automjete me defekte serioze. Dy kamionë të vegjël u ndaluan të vazhdonin udhëtimet e tyre për shkak të mbingarkesës së konsiderueshme, secili mbi një ton.

Ndërsa një kamion kosovar me gjithë rimorkion ishte veçanërisht i dukshëm, transmeton albinfo.ch. Ai, në gjendjen e tij mund të arrinte vetëm një shpejtësi maksimale prej rreth 50 km/orë për shkak të defekteve serioze teknike.

Inspektimi zbuloi defekte të shumta serioze, duke përfshirë probleme me friksionin, frenat, amortizatorët dhe boshtet, shkruan oe24.at.

Përveç kësaj, kamioni dhe rimorkioja ishin të mbingarkuara me disa ton. Shoferi dhe pronari i regjistruar i automjetit do të paditen..