Lajme
Austri: Nxënësja e padit shtetin për shkak të detyrimit për maskë
Një nxënëse 15-vjeçare e shkollës së mesme në Styria ka paditur Austrinë për shkak të kërkesës për të mbajtur maska në shkollë.
Në padinë e saj, ajo argumenton se maskat nuk sigurojnë mbrojtje të përshtatshme nga Covid-19 dhe se qeveria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme që mbështesin kërkesën e maskës, përcjell albinfo.at.
Padia e saj mbështetet nga një sërë organizatash skeptike të koronavirusit, përfshirë Nismën për Informacionin e Koronës të bazuar në Prova (ICI). ICI është një grup i përbërë nga skeptikë të masave të qeverisë federale, si dhe teoricienë konspiracioni dhe ekstremistë të shquar të krahut të djathtë, raporton Kurier.
Procesi gjyqësor pretendon jo vetëm që qeveria nuk ka siguruar prova që mbështesin nevojën për masat, por që fëmijët dhe të rinjtë nuk preken shumë nga Covid-19, që do të thotë se kërkesa nuk është proporcionale. Avokati i studentes tha se mbajtja e maskës për disa orë kishte potencialin të ishte e dëmshme, duke çuar në dëmtime mendore dhe fizike.
Martin Netzer, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, i tha Kurierit se refuzimi i maskave në shkolla ishte një fenomen i rrallë, por “ka raste individuale”.
Përfaqësuesi i sindikatës së mësuesve Herbert Weiß tha se shumica e prindërve ishin të kënaqur me masat shtesë mbrojtëse të kërkuara në shkolla, përcjell tutje albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












