Fotolajmi
Austri, rekord i të papunëve
Papunësia në Austri u rrit në prill dhe arriti një nivel rekord prej 424.697 njerëzish të papunë.
Sipas Ministrisë Austriake të Punës dhe Çështjeve Sociale, shkalla e papunësisë në muajin prill u rrit me 1.1 për qind dhe shkalla sipas përcaktimit nacional arriti në 9.1 për qind.
Rritja më e madhe është parë te të papunët me mbi 50 vjet, ku papunësia u rrit në 4.6 për qind.
Papunësia është ulur te të rinjtë në mes 15 dhe 24 vjeç me 3.8 për qind.
Papunësia në mesin e njerëzve ishte ulur me 0.7 për qind, ndërsa te gratë u rrit me 2.1 për qind.
Gjithashtu papunësia e shtetasve austriakë është ulur me 0.7 për qind, me një rritje të njëkohshme te të huajt me 3.8 për qind.
Në mesin e të huajve të papunë janë më shumë persona me të drejtë azili, numri i krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë u rrit me madje 48 për qind.
Gjithashtu në turizëm kishte reduktim të numrit të papunëve në 0.8 për qind, ndërkohë që tregtia është rritur me 2.4 për qind dhe shëndetësia me 4.6 për qind.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën