Lajme
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
Në Salzburg, gjithnjë e më shumë restorante po fillojnë të aplikojnë afate kohore për qëndrimin e mysafirëve, sidomos gjatë periudhave me fluks të lartë, si sezoni i festave. Kjo praktikë, që tashmë është e përhapur në shumë qytete evropiane, po bëhet më e zakonshme edhe në kryeqytetin e landit të Salzburgu, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Nëpërmjet sistemit të rezervimeve online, mysafirët duhet të përcaktojnë paraprakisht kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në restorant. Kjo i mundëson restoranteve të planifikojnë më mirë menaxhimin e tavolinave dhe të përballojnë numrin në rritje të klientëve.
Sipas përfaqësuesve të industrisë nga Dhoma e Tregtisë, kjo praktikë është më e përhapur në restorantet në qendër të qytetit dhe ato luksoze, që operojnë me orare të rezervuara përkatësisht me “slot”-e kohore. Një shembull është Zwettler’s Wirtshaus në Qytetin e Vjetër të Salzburgut, ku tavolinat zakonisht rezervohen për dy orë. Pronaria Elisabeth Gruber thotë se çdo mysafir që dëshiron të qëndrojë më gjatë duhet ta njoftojë këtë më parë gjatë rezervimit.
Gruber thekson se deri tani nuk ka hasur kritika nga klientët për këtë qasje, dhe beson se mysafirët e kuptojnë nevojën për këtë rregull. “Pronari duhet të bëjë fitim,” thotë ajo, duke shtuar se rezervimet e planifikuara mirë i lejojnë të gjithë të përfitojnë pa stres, përveç rasteve kur dikush zë një tavolinë pa rezervë të mëparshme për periudha më të gjata.
Përfitimet nga vendosja e afateve kohore përfshijnë rritjen e numrit të rezervimeve dhe lehtësinë në organizimin e punës, veçanërisht në periudha me shumë klientë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten












