Lajme
Austri: Skijimi do të lejohet nga 24 dhjetori
Austria njoftoi të mërkurën se skijimi do të ishte përsëri i mundur nga pragu i Krishtlindjes
Në një konferencë shtypi të mërkurën, Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha që ashensorët e skive do të lejohen përsëri të hapen nga 24 dhjetori.
“Nga 24 dhjetori sportet individuale në natyrë do të jenë përsëri të mundshme në mënyrë që popullata austriake të ketë shansin të përfshihet në aktivitete sportive gjatë pushimeve”, tha Kurz në një konferencë shtypi, duke njoftuar që masat e rihapjes pas bllokimit të dytë të koronavirusit në vend përfundojnë në fund të kësaj jave.
Hotelet megjithatë janë vendosur të mbyllen deri në 7 janar, që do të thotë se vetëm udhëtimet ditore janë të mundshme.
Për më tepër, kufizimet e kontaktit do të zbuten gjatë periudhës së Krishtlindjes.
“Ne duam të ulim numrat (e infeksioneve) deri më 23 dhjetor, në mënyrë që ju të mund të kaloni pushimet me deri në dhjetë persona nga çdo numër i familjeve”, tha Kurz.
Kurz tha se kufiri prej dhjetë personash do të zbatohet nga 24 deri në 26 dhjetor, si dhe më 31 dhjetor. Ditët e tjera, vetëm një person mund të vizitojë një familje tjetër. Këto Krishtlindje do të jenë ndryshe nga Krishtlindjet e zakonshme, tha Kurz.
Një bllokim i dytë nuk ka arritur të ulë në mënyrë dramatike shkallën e infeksionit, e cila mbetet në rreth 5,000 raste të reja në ditë, por Austria ngadalë do të fillojë ri-nisjen e ekonomisë, duke filluar me shkolla dhe biznese javën e ardhshme.
Hotelet, baret dhe restorantet, do të rihapen vetëm më 7 janar, tha Kancelari Sebastian Kurz. Sezoni dimëror i skive ka qenë temë e debatit të gjerë, ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia kërkuan një ndalim evropian të turizmit të skijimit deri në fillim të janarit, përcjell tutje albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















