Lajme
Austria ka konfirmuar një kufi të ri të çmimit të energjisë elektrike
Si mund të përfitoni nga caktimi i ri i çmimit të energjisë elektrike në Austri?
Austria ka konfirmuar një kufi të ri të çmimit të energjisë elektrike, në përpjekje për të frenuar kostot në rritje në vend, përcjell albinfo.ch.
Qeveria federale e Austrisë konfirmoi të mërkurën se rregullorja e “frenimit të çmimit të energjisë elektrike” u miratua nga Këshilli i Ministrave.
Kufiri i çmimit të energjisë elektrike do të zgjasë deri më 30 qershor 2024, duke përfituar çdo familje në Austri. Lehtësimi duhet të jetë në fuqi deri më 1 dhjetor, tha kancelari Karl Nehammer (ÖVP) për mediat.
“Me frenimin e kostos së energjisë elektrike, ne po nisim një tjetër masë për të lehtësuar barrën e njerëzve në vendin tonë shpejt dhe drejtpërdrejt. Familjet duhet të jenë në gjendje të përballojnë një nevojë bazë siç është energjia elektrike”, tha Nehammer.
Sa do të paguaj për energjinë elektrike?
Çmimi i energjisë elektrike do të subvencionohet deri në një konsum prej 2900 kilovatë orë, tha qeveria. Deri në atë kufi, do të kushtojë vetëm dhjetë centë për kilovat orë – çmimi i energjisë që para krizës aktuale të energjisë.
Mbi atë kufi konsumi, njerëzit do të duhet të paguajnë çmimet e tregut për atë që konsumojnë.
Në këtë mënyrë, qeveria shpreson të ndihmojë në zbutjen e kostove në rritje, por gjithsesi t’i stimulojë njerëzit të ulin konsumin e tyre.
Qeveria austriake vlerëson se masa do të ndihmojë shtëpitë austriake të kursejnë nga 400 në 800 euro në faturat e energjisë në vit. Ministria e Financave shtoi se kursimet mesatare të një familjeje do të ishin 500 euro.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim














