Lajme
Austria ndalon martesat nën moshën 18 vjeç
Qeveria austriake ka rënë dakord të heqë të gjitha përjashtimet nga mosha minimale e martesës prej 18 vjeç.
Më parë, individët mund të aplikonin për martesë nga mosha 16 vjeç me pëlqimin e prindërve, me kusht që një gjykatë t’i shpallte të aftë për martesë.
Si pjesë e një pakete masash që do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, ndryshimet përfshijnë gjithashtu shtrirjen e ndalesave të martesës me të afërmit deri në shkallën e katërt, duke i ndaluar martesat mes kushërinjve dhe mbesave/nipave me xhaxhallarët/tezet.
Duke komentuar masat, ministrja e Drejtësisë, Alma Zadic (Partia e Gjelbër), e përshkroi reformën si një “kontribut në luftën kundër martesave të detyruara”, sipas një njoftimi për shtyp, transmeton albinfo.at.
“Jam e kënaqur me këtë marrëveshje, pasi duke rritur moshën minimale të martesës në 18 vjeç, ne po mbrojmë të rinjtë në Austri dhe po përputhemi me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sa më të rinj të jenë individët kur martohen, aq më të larta janë gjasat që kjo të mos jetë vullnetare, pasi fëmijët janë nën presion nga prindërit e tyre ose të tjerët”, tha Zadic.
Ministrja e Familjes, Susanne Raab (Partia Popullore, ÖVP), gjithashtu e quajti atë si një “masë të rëndësishme kundër martesave të fëmijëve dhe të detyruar”.
Në rastet që përfshijnë martesat e të miturve ose të afërmve jashtë vendit, gjykatat austriake tani do të duhet të përcaktojnë nëse ato njihen sipas ligjit austriak, raporton theinternational.at.
Agjencia e ndihmës e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, avokon për një moshë globale për martesën, mbi 18 vjeç.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës Teleferikët në rajonin e Fribourg po njohin një rritje të ndjeshme të interesit, veçanërisht gjatë sezonit... -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër










