Lajme
Austria vazhdon të blejë gaz nga Rusia
Austria është një nga vendet më të varura në BE nga furnizimet me gaz rus.
Ministrja e Energjisë e Austrisë, Leonore Gewessler (të Gjelbërit), ka deklaruar se gazi natyror është ende duke u furnizuar në Austri nga Rusia, pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, njofton albinfo.at.
Duke folur për programin e ditarit të mëngjesit Ö1, ajo tha se rrugët kryesore të furnizimit po funksiononin “pa kufizime” dhe tha se nuk kishte shenja që Rusia planifikonte të ndalonte gazin për Austrinë.
Austria përdor rrugë të ndryshme furnizimi (përmes Nord Stream dhe Ukrainës) për në Bullgari dhe Poloni, e cila përdor gazsjellësin Yamal, tha ajo.
Megjithatë, ajo paralajmëroi gjithashtu se Austria duhet t’i japë fund varësisë së saj nga gazi rus sa më shpejt që të jetë e mundur. “Vladimir Putin gjithashtu bën luftë me furnizimet me energji”, tha ajo.
Austria është një nga vendet më të varura në BE nga furnizimet me gazin rus.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim














