E-Diaspora
Autobusi pa vozitës merr teposhtëzen, udhëtarët kërcejnë jashtë
Skenar horrori ishte zhvilluar asaj dite në transportin publik të St. Gallenit: Autobusi fillon të lëvizë, por vozitësi nuk është mbi timon.
Një ngjarje e tillë kishte ndodhur kohët e fundit në St Gallen. Disa pasagjerë madje kanë kërcyer nga autobusi në lëvizje.
Drejtori i Transportit publik të qytetit (VBSG) Ralf Eigenmann, për të përditshmen zvicerane “Tagblatt” e ka konfirmuar incidentin, transmeton Albinfo.ch. Ngjarja kishte ndodhur në fund të qershorit në stacionin në rrugën “Berneggstrasse” të St. Gallen.
Shoferi i VBSG kishte dalur nga autobusi pasi dera e pasme nuk mund të mbyllej, madje as edhe me dorë. Prandaj ai vendso ta fikë pjesën e majtë të autobusit përmes ndërprerësit kryesor.
Megjithatë, një veprim i tillë shkaktoi pasoja pasi freri i dorës u lirua. Zakonisht, ai aktivizohet në çdo ndalesë nga shoferi, së bashku me zhbllokimin e dyerve.
Në rastin aktual, vozitësi nuk ka pasur kontroll në frerin e dorës. Dhe në këtë mënyrë, autobusi filloi të lëvizë me shpejtësi në rrugën e pjerrët.
Më në fund, vozitësi ka arritur ta ndalë automjetin duke tërhequr frenin e duarve përmes dritares së shoferit që ka qenë e hapur.
“Kjo sjellje është shumë neglizhente”, ka pohuar Eigenmann. Se çfarë pasoja do të ketë për vozitësin, ai nuk ka mundur të përcaktojë. Nga ana tjetër, vozitësi është penduar thellë për këtë incident.
Gjatë kërcimit nga autobusi, disa udhëtarë janë lënduar. Shpezimet e kurimit të tyre do t`i mbulojë VBSG.
“Jo vetëm për shkak se duhet, por për shkak se ndjehemi moralisht të detyruar ta bëjmë këtë”, thotë Eigenmann. Ndaj shoferit nuk është bërë ndonjë denoncim.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve












