Lajme
Autoritetet zvicerane nisin hetim për qumështin e foshnjave të tërhequr nga tregu
Zëvendësdrejtori i Zyrës Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinare (FSVO), Michael Beer, ka premtuar një hetim për qumështin e foshnjave të tërhequr nga tregu për shkak të kontaminimit me toksinën cereulide, raporton Blick. Deri tani, në Zvicër janë regjistruar pesëmbëdhjetë raste të shenjave të sëmundjes tek fëmijët.
Në një intervistë, Beer deklaroi se po kryhen “analiza laboratorike” dhe se “hapi tjetër do të jetë hetimi i ngjarjeve të javëve të fundit. Nëse rezulton se kompanitë kanë reaguar me vonesë ose nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore, ato do të përballen me gjoba dhe ndjekje penale.”
Kompani të përfshira në tërheqje
Kompanitë Nestlé nga Vevey, Hochdorf nga Lucerna dhe kompanitë franceze Vitagermine dhe Danone kanë kryer tërheqje graduale të disa serive të qumështit për foshnja në Zvicër, si edhe në vende të tjera të Europës, transmeton albinfo.ch.
Akuza për vonesë në reagim
Fondacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit (Stiftung für Konsumentenschutz) ka akuzuar Danone për vonesë në tërheqjen e serive të qumështit të markës Aptamil. Zëvendësdrejtori i FSVO-së tha se ishte “po ashtu i pakënaqur me reagimin e kompanive, sidomos për shkak të vonesës së tyre.” Ai shtoi: “Por ju siguroj se ne, si autoritet kompetent, bëmë gjithçka që ishte në fuqinë tonë.”
Ai theksoi gjithashtu se “është e papranueshme që toksinat të kontaminojnë ushqimin pa ndërhyrje të menjëhershme. Në rast rreziku për shëndetin, një tërheqje masive duhet të nisë pa vonesë – më mirë shumë tërheqje sesa shumë pak.” Sipas tij, “prodhuesit duhet të bëjnë gjithçka për të parandaluar kontaminimin dhe të kontrollojnë më rreptësisht furnizuesit e tyre.”
Michael Beer nuk parashikon “ndonjë tërheqje masive të mëtejshme. Prindërit që po blejnë qumësht për foshnja në dyqane nuk kanë arsye për t’u shqetësuar.”
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih merr pjesë në koncertin festiv të Ansamblit “Vatra” në Bülach Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mori pjesë në koncertin festiv të organizuar me rastin... -
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet -
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Zvicër
-
Coop njofton konsumatorër pasi tërhoqi nga shitja çokollatat “Halba” Rrjeti i dyqaneve Coop po tërheq nga shitja shkopinjtë e çokollatës së markës “Halba”, pasi mund... -
Mbi 1.000 tela elektrikë të dëmtuar në linjën Lozanë–Renens, trafiku hekurudhor i paralizuar deri të mërkurën -
Konsullata e Kosovës në Cyrih merr pjesë në koncertin festiv të Ansamblit “Vatra” në Bülach -
Ekonomia zvicerane u rrit pak në fund të vitit 2025 -
Zviceranët preferojnë pagesat me telefonat inteligjentë mbi kartat dhe paratë në dorë











