Lajme
Autoritetet zvicerane: Përhapja e virusit, në fazën e rënies
Bazuar në shifrat e fundit, autoritetet zvicerane janë të sigurta se përhapja e virusit është stabilizuar ose madje është në fazën e rënies
Zvicra vazhdon të ketë një nga të ashtuquajturat incidencat më të larta në Evropë sa i përket koronavirusit. Sipas kësaj, sot, e mërkurë, në Zvicër llogaritet që në 100,000 banorë, të ketë 308 njerëz të prekur nga Covid-19, shkruan sda.ch, duke iu referuar të dhënave zyrtare.
Deri më tani, në Zvicër janë kryer gjithsej 202,633 teste për zbulimin e koronavirusit, 15 për qind e të cilave kanë rezultuar pozitive.
Bazuar në shifrat e fundit, autoritetet zvicerane janë të sigurta se përhapja e virusit është stabilizuar ose madje është në fazën e rënies, transmeton albinfo.ch. Javën tjetër, do të shihet më qartë se ku qëndron Zvicra në të vërtetë në këtë epidemi, ka thënë të marten, Patrick Mathys nga BAG.
Këshilli Federal do të vendosë të enjten (nesër, më 16 prill) se cilat nga masat e ndërmarra mbrojtëse mund të zbuten në javët e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Do të jetë një zbutje e kujdesshme në mënyrë që numri i infeksioneve të mos rritej përsëri, ka thënë Mathys.
Mendimet e shkencëtarëve se cilat masa mund të zbuteshin të parat, ndryshojnë shumë mes vete.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












