Lajme
Autostradat nuk i kontribuuan zhvillimit të Kosovës
Autostradat e Kosovës që synojnë ta lidhin atë me vendet e tjera të rajonit, nuk kanë reflektuar një zhvillim të madh ekonomik, sado që sipas ekspertëve ato mund ta kenë nxitur këtë zhvillim
Investimi i Kosovës në ndërtimin e autostradave nuk e ka arritur qëllimin e parashikuar për zhvillim ekonomik. Autostrada “Rruga e Kombit” që lidhë Prishtinën me Tiranën dhe tashmë së voni edhe ndërtimi i autostradës “Arbër Xhaferi” në drejtim të Shkupit, më shumë iu ka kryer punë shteteve fqinje se sa vetë Republikës së Kosovës.
Autoritetet e Kosovës, vitin e kaluar prezantuan edhe projektin e autostradës së tretë në Kosovë, Prishtinë – Gjilan- Konҫul, duke synuar ta lidhin Kosovën me korridoret evropiane. Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berat Rukiqi, thotë për REL se me këtë infrastrukturë Kosova ka krijuar një avantazh strategjik, mirëpo kjo duhet të përcillet me masa tjera që mundësojnë që produktet e Kosovës të jenë konkurruese.
“Efektet ekonomike që i krijojnë investimet në infrastrukturë nuk i shoh brenda një periudhe tre apo katër vjeçare, por brenda një kornize brenda 10 vjeçare. Autostradat e kanë ndikimin e vet, por nuk mjaftojnë, sidomos në vendet si Kosova e cila ballafaqohet me një aftësi konkurruese jo të mjaftueshme të produkteve që mund të jenë produkte me destinim për eksport”, thekson Rukiqi.
Bizneset e Kosovës, sipas tij, vazhdojnë të ballafaqohen me një konkurrencë të padrejtë, informalitet, probleme me energji elektrike dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend.
Këto barriera, sipas tij, e bëjnë Kosovën të mos jetë konkurruese me produktet e saj.
Në anën tjetër, eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi, thekson se infrastruktura rrugore është parakushti kryesor që gjeneron zhvillim afatgjatë për një vend.
Ndërtimi i këtyre autostradave, thekson ai,janë përftimi kryesor për qytetarët e Kosovës dhe bizneset, dhe me pas këto rrugë shfrytëzohen edhe nga vendet e rajonit si transit.
“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore krijon parakushte zhvillimore. Pritjet tona kanë qenë më të mëdha sa i përket shkëmbimeve tregtare me Maqedoninë dhe me vendet tjera sidomos sa i përket eksportit, por efekti pozitiv i këtyre shkëmbimeve është edhe sa i përket importit, pasi që infrastruktura më e mirë fizike e ul çmimin e produkteve të importuara për konsumatorët vendor dhe për furnizimet për bizneset vendore”, thekson Gashi.
Ajo që është shqetësuese thotë Gashi është fakti që disa vende fqinje, siç është Maqedonia, nuk po vazhdojnë ndërtimin e autostradave që lidhen me Kosovën. Aktualisht, shkëmbimet tregtare mes shteteve që lidhin këto autostrada nuk kanë qenë në favor të Kosovës.
Deficiti tregtar vazhdon të jetë i lartë në Kosovë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e importit e produkteve të cilat importohen nga Shqipëria kapin vlerën e mbi 99 milionë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që janë eksportuar në Shqipëri janë vetëm 15 milionë euro.
Ndërkaq, eksporti i mallrave nga Maqedonia në Kosovë sillet rreth 300 milionë euro, ndërsa, importi nga Kosova në Maqedoni nuk është më shumë se 35 milionë euro.
Serbia ndërkaq vazhdon të mbetet importuesi më i madh në Kosovë. Importi i mallrave nga Serbia në tregun e Kosovës, në vit arrin vlerën e afër 400 milionë eurove, derisa fuqia eksportuese e prodhimeve “Made in Kosova” në tregun e Serbisë është dhjetë herë më e vogël, apo rreth 35 milionë euro në vit.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran Interlaken shtrëngon rregullat, ndërsa shtëpitë e dyta rriten ndjeshëm Interlaken prezantoi një masë të ngjashme në vitin 2018 në përgjigje të rritjes së qiradhënieve turistike... -
Cilat vende janë prekur më shumë nga kriza në Lindjen e Mesme -
Hekurudhat Federale Zvicerane raportojnë numër rekord pasagjerësh në vitin 2025 -
“E qeshura e saj preku shumë njerëz”: Moderatorja Lara vdiq në zjarrin e autobusit -
Autoritetet e Kosovës nderojnë me pjesëmarrje manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë










