Futboll

Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri

Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën e Austrisë.

Ai shënoi një gol në fitoren 3:0 për Harberg ndaj Rapid Vjenës, ndërsa u vlerësua edhe për paraqitjen e mirë në kuadër të xhiros së 32-të.

Ai mori 53 për qind të votave në votimin e hapur nga sajti i njohur austriak “Laola”. Pas vetes la futbollistin e Sturm Grazit, Gregory Wuthrich.

Në 25 ndeshje në Bundesligën austriake, Avdijaj ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar gjashtë herë.