Jeta në Zvicër
Azilkërkuesit e mitur ‘zhduken’ në Zvicër
Vitin e kaluar më shumë se 500 të mitur u zhdukën në Zvicër, që është një shifër e lartë në krahasim me vitet e kaluara
Më shumë se 500 azilkërkues të mitur u zhdukën në Zvicër në vitin e kaluar, që është një rritje e madhe në krahasim me vitet e kaluara, sipas statistikave zyrtare të raportuara nga RTS.
Në total rreth 5 mijë emigrantë të moshën nën 18 vjeç jetojnë në Zvicër, duke cituar zyrën zvicerane të migracionit (SEM), shkruan “The local”.
Megjithatë, pasi ata kanë thënë se duan të kërkojnë azil, shumë prej tyre më pas largohen nga qendrat zyrtare të pritjes dhe zhduken nga radarët e autoriteteve, përcjell albinfo.ch.
539 emigrantë të rinj u zhdukën në vitin 2016, një shifër që përfshin 81 % të moshës mbi 18 vjeç, por që numërohen si të mitur sepse ata kërkuan azil kur ishin nën 18 vjeç. Pjesa më e madhe, 324 ishin 16-17 vjeç, ndërsa 134 ishin në moshën 6-15 vjeç. Deri më tani në këtë vit 310 të mitur kanë rënë nga radari i SEM.
Shumë nga këta të rinj rrezikojnë të përfundojnë si viktima të trafikimit. Lukas Rieder, zëdhënës i SEM, ka pranuar se zhdukja e migrantëve të rinj është problem, por numri i lartë i vitit të kaluar ishte proporcional me numrin e azilkërkuesve të rinj që tani jetojnë në Zvicër.
Në disa zona të vendit deri në 90 për qind të azilkërkuesve ikin duke pritur rezultatin e aplikimit të tyre. SEM deklaroi se shumica e atyre që zhduken nga qendrat e pritjes zvicerane mendohet të shkojnë për në Gjermani. Si rezultat, nuk ka asgjë që sugjeron se ka më shumë ilegalë që jetojnë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













