E-Diaspora
Babai dhe i biri flasin pas zënkës për parkingun: Ishte krejtësisht ndryshe nga çfarë tha policia
Në qytetin Buchs AG ndodhi një incident të premten mbrëma, kur babë e bir nga Kosova rrahën dy polic për shkak të një parkingu. Por siç bëjnë me dije dy shqiptarët për “Blick”, ngjarja është krejt ndryshe nga çfarë kanë deklaruar policët.
Sipas hetimeve të para të policisë, ka pasur një mosmarrëveshje mes disa personave për një automjet të parkuar gabimisht. Një 31-vjeçar kosovar kishte sulmuar një person tjetër. Policët u futën në mes për të ndërmjetësuar, pas kësaj agresori ushtroi dhunë. Më pas, në ndihmë i erdhi edhe babai i tij 66-vjeçar dhe ndërhyri në sulm. Duke përdorur gazin lotsjellës, të dy burrat u zmbrapsën dhe më pas u arrestuan nga përforcimi i marrë. Një polic 40-vjeçar ka pësuar një lëndim në dorë dhe aktualisht nuk është në gjendje të punojë. Kolegu i tij 36-vjeçar pësoi lëndime në sy. Të dy është dashur të shtrohen në spital.
Në lidhje me këtë, babai 66 vjeçar, Halil B. shprehet ndryshe: “Fillimisht pash një automjet përpara parkingut tonë dhe thirra policinë. Por ata më thanë se duhesha ta zgjidhja vetë çështjen. Unë shkova më tej dhe zbulova të riun, të cilit i thash, që ta largojë veturën. Megjithatë ai më grushtoi papritur.” I riu ishte sëbashku me një grup personash.
Vëllai ishte me rehabilitim dhe po sulmohej
Më pas ai kishte marrë guraleca dhe kishte gjuajtur në drejtim të grupit. “Kisha frikë dhe dëshiroja vetëm të mbrohesha.” Më pas e sheh ngjarjen i biri dhe i vjen në ndihmë babait. Atëherë erdhi policia, e cila patrullonte në vendngjarje.
Njëri nga djemtë e Halilit, i cili nuk u përfshi në përleshje, flet gjithashtu për “Blick”. Ai thotë: “Kur vëllai im pa se po sulmohej babai, ai ju drejtua të rinjve.”
Këtu policia filloi t’i ndajë ata, por filloi të përdorë shkopinjtë e gomës. Djali i Halil B. thotë më tej: “Atëherë ata sulmuan mbi dorën e poshtme të vëllait tim, i cili i kishte të dy duart e lidhura, sepse kishte pësuar një lëndim në punë dhe prej atëherë bën rehabilitim. Kur babai im e pa në këtë gjendje, ku policët e injoruan lëndimin e tij, filloi papritur të mbrojë djalin e tij.”
Si përfundim policia përdori gazlotsjellës dhe dy prej tyre mbetën të plagosur. Por sesi erdhi deri te plagosja e tyre, nuk bëhet me dije.
“Njëri është plagosur në dorë, por nuk e di sigurt sesi u lëndua. Kurse tjetri mori sprej në fytyrë nga kolegu.”
Pra është krejtësisht ndryshe nga lajmi siç u trumbetua më parë – babë e bir nuk shkuan për të sulmuar policët.
Në pretencën e Prokurorisë nuk bëhet e ditur si ka ndodhur lëndimi i policive, por thuhet se sprej është lëshuar edhe ndaj babait dhe të birit, por nuk kanë mbetur të lënduar në sy. Hetimet vijojnë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?