Lajme
BAG: Më së shumti raste infeksioni në kantonet që kanë vaksinuar më së paku
Numrat e infeksioneve po rriten përsëri, veçanërisht në kantonet me një shkallë të ulët vaksinimi ka thënë sot para mediave në Bernë, Mathys nga BAG
Kantonet me përqindjet më të ulëta të vaksinimit po përballen numrin në rritje të rasteve, thonë në BAG, (Zyra Federale e Shën detit Publik.
Kështu, Qeveria Federale flet për një përmbysje të trendit në zhvillimin e numrit të rasteve të koronës, shtrimeve në spital dhe vdekjeve, shkruan srf.ch.
Numrat e infeksioneve po rriten përsëri, veçanërisht në kantonet me një shkallë të ulët vaksinimi, transmeton albinfo.ch. Këtë e ka konfirmuar para mediave sot Patrick Mathys, Shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në BAG.
Në varësi të kantonit, aktualisht është regjistruar një incidencë 14-ditore midis 70 dhe 530 për 100,000 banorë.
“Ka tendencë që incidenca të jetë më e lartë aty ku shkalla e vaksinimit është e ulët,” thotë Mathys.
Për varësinë e numrave të infeksioneve nga vaksinimi flet edhe fakti se në të gjitha statistikat në Zvicër (dhe jo vetëm në Zvicër), mbi 90 për qind të rasteve të rënda në spitale janë persona të pa vaksinuar.
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate











