Lajme
BAG nënshkruan kontratën për ilaçin Covid-19: Siguron 3 milionë doza
Qeveria federale siguron mundësinë e përdorimit të 200.000 dozave të para të ilaçit të ri kundër Covid-19 dhe të drejtën për shpërndarjen deri në tre milionë doza shtesë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka nënshkruar një kontratë rezervimi për një ilaç kundër Covid-19 me kompaninë zvicerane Molecular Partners. Pritet të kushtojë disa milionë franga.
Nëse ilaçi kalon me sukses testet klinike dhe miratohet për treg, Zvicra do të fitojë qasje me përparësi, thuhet në një njoftim për shtyp të BAG. Studimet klinike për këtë bar janë planifikuar për vjeshtën e ardhshme, shkruan srf.ch
Me kontratën në fjalë, qeveria federale siguron mundësinë e përdorimit të 200.000 dozave të para të ilaçit të ri kundër Covid-19 dhe të drejtën për shpërndarjen deri në tre milionë doza shtesë, transmeton albinfo.ch. Ilaçi është një agjent imunoterapeutik.
Ilaçi ka për qëllim kryesisht trajtimin e njerëzve të infektuar nga koronavirusi. Megjithatë, në raste të caktuara, ky ilaç mund të përdoret në mënyrë profilaktike për të mbrojtur kundër infeksionit, për shembull për personelin e ekspozuar në spital ose grupe të tjera rreziku.
Zyra Federale nuk ka komentuar në detaje mbi anën financiare të mbulimit të ilaçit, përcjell albinfo.ch. Por, megjithatë, pyetjes së agjencisë Keystone-SDA i është përgjigjur duke përmendur një shumë prej “disa milionash” gfranga
“Molecular Partners” është një kompani bioteknike me qendër në Schlieren të Kantonit të Cyrihut. Ajo është themeluar në vitin 2004 si një spin-off nga Universiteti i Cyrihut.
Jo më larg se të premten e kaluar, BAG ka njoftuar se ka lidhur një kontratë me kompaninë amerikane bioteknike “Moderna” për blerjen e vaksinës së re që është në përpunim nga kjo kompani, trasnmeton albinfo.ch. Qeveria federale planifikon kështu të sigurojë 4.5 milionë doza të vaksinës së pritshme kundër koronavirusit.
Qeveria federale është në bisedime edhe me kompani të tjera prodhuese vaksinash. Për këtë destinim ajo ka vënë në dispozicion 300 milionë franga.
Në luftën kundër Covid-19, qeveria federale po përgatitet për disa skenarë, përcjell albinfo.ch. Është i rëndësishëm përqëndrimi në qasje të ndryshme terapeutike në mënyrë që të trajtohen pacientët me sëmundjen e rëndë Covid 19, përfundon BAG
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike