Lajme
BAG raporton 18,423 raste të reja me Covid 19
Në të njëjtën kohë, BAG ka regjistruar 15 raste të reja të vdekjeve dhe 174 shtrime në spital (-25.8 për qind)
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 18,423 infeksione të reja me koronavirus në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG). Kjo është -27.5 për qind më pak se në javën e kaluar (mesatarja 7-ditore).
Në të njëjtën kohë, BAG ka regjistruar 15 raste të reja të vdekjeve dhe 174 shtrime në spital (-25.8 për qind). Mesatarja 14-ditore është 92 shtrime në spital në ditë. 1611 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 10 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 153 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 17 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
Përqindja e të vaksinuarve (me dy doza) është 68.8 për qind. Ndërsa përqindja në popullatë e atyre që kanë marrë edhe dozën e tretë (përforcuese) ka arritur në 41.3 për qind.
Është raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë raportuar 53,288 teste. Norma mesatare e pozitivitetit gjatë ditëve të fundit ishte 36.8 për qind.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë Ushtria zvicerane po zhvillon trajnime për gjuajtje me helikopterë në Francë. Për shkak të kapaciteteve të... -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në -
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre?











