Lajme

BAG raporton 1949 raste të reja me koronavirus

Aktualisht janë 111 pacientë me Covid-19 në terapi intensive dhe kjo është 12 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 1949 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, shrkuan srf.ch.

Mesatarja 7-ditore është 1640 raste ose 32 për qind më shumë se në javën e kaluar, gtransmeton albinfo.ch. Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 18 ditë.

Incidenca 14-ditore aktualisht është 230.67.

BAG raporton 28 shtrime të reja në spitale, mesatarja 14-ditore tani është 22 shtrime në spital në ditë që është 6 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Aktualisht 469 persona po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 14 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 111 pacientë me Covid-19 në terapi intensive dhe kjo është 12 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar.

BAG raporton 8 raste të reja të vdekjeve nga korfonavirusi. Mesatarja 7 ditore është 6 të vdekur.