Lajme
BAG raporton 2,835 raste të reja dhe 9 të vdekur nga Covid-19
Zyra Federale e Shëndetit Publik raporton 2835 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirusin në 24 orët e fundit.
Mesatarja 7-ditore është aktualisht 2675 ose 5 për qind më shumë se në javën e kaluar, njofton srf.ch.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 109 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore është aktualisht 402.44.
BAG raporton 80 shtrime të reja në spitale, mesatarja 14-ditore është 53 shtrime në ditë. Kjo është 21 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. 829 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19 që është 4 përqind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 291 pacientë me Covid 19 në repartet e kujdesit intensiv të spitaleve. Kjo është 7 përqind më shumë në krahasim me javën e kaluar.
BAG raporton 9 raste të reja të vdekjes ndërsa mesatarja 7-ditore është 6 të vdekur në ditë që është 13 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Norma mesatare pozitive 7-ditore aktualisht është 9.8 përqind, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë që nga 100 teste, rreth 10 teste ishin pozitive mesatarisht.
Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka rënë me 1 pikë përqindje.
Numri i testeve të kryera në një mesatare prej 7 ditësh është 31,844 teste në ditë dhe kështu është rritur për 18 për qind në krahasim me javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












