Lajme

BAG raporton 4,382 raste të reja në Zvicër

4,382 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch,

Sipas raportit të BAG thuhet se numri i testeve të kryera është 27,425.

Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 16 për qind.

BAG gjithashtu raporton 101 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 199 persona shtesë u shtruan në spital. /Albinfo.ch