Lajme

Zvicra shton edhe këto vende në listën e karantinës

Të prekura, nga mbrëmja e të shtunës janë këto shtete: Republika Çeke, Holanda, Britania e Madhe, Egjipti dhe Malavi

Të shtunën në mbrëmje, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka njoftuar kufizime të udhëtimit për vendet e tjera në të cilat është regjistruar varianti Omikron i virusit korona, raporton sda.ch.

Të prekura janë këto shtete: Republika Çeke, Holanda, Britania e Madhe, Egjipti dhe Malavi.

Sipas kësaj, ata që duan të vinë në Zvicër nga këto vende duhet të jenë në gjendje të tregojnë testin negativ të koronës me rastin e nisjes me aeroplan dhe po ashtu të vendosen  në karantinë në Zvicër për dhjetë ditë.

Ndërkaq, që nga mbrëmja e të premtes (dje) detyrimi për testim dhe karantinë qenë në fuqi për udhëtarët nga Belgjika, Botsvana, Eswatini, Hong Kongu, Izraeli, Lesoto, Namibia, Zimbabve dhe Afrika e Jugut, po ashtu për shkak të variantit Omikron të virusit korona.