Lajme
BAG, Zvicër: “Perspektivat janë premtuese”
"Mund të thuhet se situata është akoma mjaft e brishtë. "Por perspektivat janë premtuese," është shprehur Masserey, zëvendësshefe e BAG
“Shifrat po vazhdojnë të rriten, por ngadalë”, është shprehur Virginie Masserey, përfaqësuese e BAG, duke hapur konferencën e sotme për media, në Bernë.
Aktualisht realizohen rreth 25,000 teste në ditë. Numri i shtrimeve në spital ka shënuar një rritje të lehtë, ka thënë ajo, raporton srf.ch.
Sa u përket varianteve të reja të virusit, situata vazhdon të jetë e njëjtë: Pothuajse të gjitha infeksionet i takojnë variantit B.1.1.7 (britanik), transmeton albinfo.ch. Është konstatuar se incidencat në vendet fqinje janë më të larta se në Zvicër.
“Fushata e vaksinimit po ecën përpara” ka thënë Masserey më tutje. 13 për qind e popullsisë kanë marrë tashmë të paktën një vaksinë. Numri i njerëzve të vaksinuar plotësisht është 690,000, që korrespondon me 8% të popullsisë. 70% e njerëzve mbi 75 vjeç kanë marrë tashmë dozën e tyre të parë (sipas të dhënave nga 15 kantone).
Gjëja më e rëndësishme është që të injektohen sa më shumë doza të jetë e mundur, thotë Masserey, përcjell albinfo.ch.
Është rritur numri i dozave që ka marrë Zvicra ndërsa deri në fund të javës do të mbërrijnë edhe 350,000 doza nga Moderna.
Si përmbledhje, mund të thuhet se situata është akoma mjaft e brishtë. “Por perspektivat janë premtuese,” është shprehur Masserey.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar Zvicrës i duhen “reforma të forta të sektorit financiar” pas shpëtimit të Credit Suisse nga UBS...
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve