Kosova
Bahtiri: E kam telefonuar Hamzën dhe i urova fitoren
Kryetari në largim i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahitri, është lajmëruar pas rezultatit zgjedhor, ku mori pak vota në krahasim me kandidatin e PDK-së, Bedri Hamza.
Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë garë zgjedhore është normale që dikush fiton dhe dikush humb.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, derisa ka treguar se e ka telefonuar kundërkanditatin e tij, Bedri Hamzën, për t’i uruar fitoren.
Postimi i plotë:
Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.
Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.
Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.
Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës!
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













