E-Diaspora
Banka Botërore: 71 milionë dollarë për turizmin në Shqipëri
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi financimin prej 71 milionë dollarësh për projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri.
Sic raportojnë mediat në Tiranë, Ministria e Zhvillimit Urban është institucioni drejtues në këtë projekt, i cili parashikohet të zbatohet brenda 5 vjetësh. Marrëveshja e huas, për këtë projekt, do të kalojë së shpejti për ratifikim në Parlamentin Shqiptar, përcjell albinfo.ch
“Objektivat e projektit janë: përmirësimi i infrastrukturës urbane, përmirësimi i aseteve turistike, si dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për të mbështetur zhvillimin e ekonomive lokale, të lidhura me turizmin, në zonat e përzgjedhura në Jug të Shqipërisë. Në kuadër të implementimit të politikave të zhvillimit rajonal, Qeveria Shqiptare ka përcaktuar rajonin bregdetar, zona Vlorë-Sarandë, si dhe zonën më në brendësi Berat, Gjirokastër, Përmet, si një rajon prioritar që mbart potenciale konkrete, si nga ana e peizazhit, ashtu edhe nga ana e aseteve të trashëgimisë kulturore, për të zhvilluar turizmin si shtysë për të nxitur rritjen ekonomike, rajonale dhe rrjedhimisht edhe atë kombëtare”, shkruajnë NOA në Tiranë.
Projekti për “Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmit” ka për qëllim të ulë varfërinë dhe të rrisë mirëqenien në bashkitë, tek të cilat do të përqendrohet zbatimi i tij, si dhe të nxisë konkurrencën dhe rritjen ekonomike përmes zhvillimit të infrastrukturës dhe turizmit të qëndrueshëm e cilësor.
Projekti shtrihet në një zonë të populluar nga 84.000 banorë, ndërkohë që Jugu i Shqipërisë llogaritet të vizitohet nga 300 000 turistë në vit.
Aktivitetet e projektit do të përfshijnë përmirësime urbane dhe infrastrukturore, restaurim të objekteve të trashëgimisë kulturore, si dhe zhvillimin e produkteve dhe tregut turistik.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit











