Lajme
Banka Botërore: Pandemia do të shtojë analfabetët funksionalë
Mbyllja e shkollave gjatë pandemisë do të sjellë humbje të konsiderueshme në rezultatet mësimore në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, për çka mund të duhen vite për ta rimarrë veten. Ky konstatim ka dalë në një raport të Bankës Botërore të publikuar këtë javë e që përfshin edhe Kosovën.
Sipas vlerësimeve të raportit, përqindja e personave në Ballkanin Perëndimor që nuk e zotërojnë nivelin elementar në lexim mund rritet nga 53% në 61 për qind. Po ashtu, theksohet se një përqindje më e madhe nxënësish do të kthehen në analfabetë funksionalë dhe mund edhe ta lënë shkollën, raporton koha, përcjell albinfo.ch
Raporti konstaton se 78% e 15-vjeçarëve në Kosovë janë analfabetë funksionalë, derisa në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi kjo shkallë është më e ulët 50%, kurse në Serbi 38 për qind.
Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, krahasuar me vendet e tjera, pandemia në arsimin e Kosovës do të lërë pasoja më të mëdha për shkak të gjendjes jo të mirë në këtë sektor.
Edhe Rinor Qehaja nga Instituti “Edguard”, ka thënë se pandemia ka ndikuar veçanërisht në rezultatet e nxënies tek nxënësit e që, sipas tij, do të reflektohen edhe në testin “PISA”.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens














